< A thua pse e bëri? - VIP - Kosova Sot
A thua pse e bėri?

A thua pse e bėri?

Drake kishte paguar gjithçka për ditëlindjen e Bellas. Drake kishte trajtuar Bella Hadid-in me një ndejë ekstravagante të ditëlindjes të hënën mbrëma. Reperi i njohur, 30 vjeç, kishte grumbulluar një grup miqsh të njohur për të festuar ditëlindjen e 21-të të bukuroshes te "Socialista" në qytetin e Nju- Jorkut. 'Ai kishte planifikuar dhe kishte paguar të gjitha', kishte thënë një burim për "Us Weekly". Bella ishte në shoqërinë e rreth 30 njerëzve, përfshirë këtu Travis Scott dhe Scooter Braun, sipas burimit nga brenda. Kështu, vajza e ditëlindjes ishte veshur për të lënë mbresa dhe kishte theksuar barkun e saj të rrafshët. Linjat i kishte mbuluar me një palë pantallona xhindesh, të grisura me stil në gju. Bukuroshja, flokët brune i kishte lidhur në një bishtkali derisa ishte theksuar me takat e larta.  

(Kosova Sot)

5 orë e 58 minuta më parë