< E artë - VIP - Kosova Sot
E artė

E artė

Cate Blanchett ishte shfaqur në premierën e “Thor: Ragnarok”, derisa ajo kishte komentuar kundër producentit Harvey Weinstein. Akuzimet për ngacmim seksual janë ndërlidhur me Weinstein, që ka bërë produksionin e disa filmave të Blanchett, përfshirë ‘ The Aviator”, transmeton gazeta Kosova Sot. Blanchett, 48 vjeçe, u duk të jetë në vullnet të mirë, derisa si një bukuroshe kishte pozuar në premierën e Los Anxhelosit, derisa ajo kishte përgëzuar dhe lavdëruar femrat që tregojnë ndodhitë e tyre.  Aktorja që shfaqet si Hela në “Thor: Ragnarok”, u shfaq me një fustan të artë me fyt derisa ishte i tkurrur në bel. Dukjen e saj e kishte kompletuar me një qafore të gjelbër, kurse flokun e saj të verdhë e kishte lënë të lirë dhe të valëzuar. Po këtë ditë, “Variety“ kishte publikuar deklaratën e aktores ku ajo përgjigjet ndaj skandalit të  Weinstein.

(Kosova Sot) 

7 orë e 7 minuta më parë