E përsosura e fotografisë

  • 16 October 2017 - 18:55
E përsosura e fotografisë

Hailey Baldwin shkëlqen në "Museum's Gala" Ajo njihet për namin që e bën në pista. Por edhe jashtë tyre, Hailey Baldwin përfundimisht e di si të jetë në qendër të vëmendjes. Modelja 20 vjeçe, me dukjen e saj kishte bërë që të gjithë ta kthejnë kokën drejt saj kur u shfaq te "Hammer Museum's Gala", në "Garden" të Los Anxhelosit. Ajo u duk elegante si gjithmonë me një bluzë të zezë me mëngë të shkurta të futura nën fustanin burgundi. Fustani i saj ishte i zbukuruar me shirita të portokalltë dhe të zezë derisa gjithçka kishte përfunduar me një palë taka të zeza. Për aksesorë kishte zgjedhur një palë vathë dhe një çantë prej lëkure. Floku i saj i verdhë, me të cilin ajo edhe identifikohet, ishte i lidhur në një bishtkali të ulët, derisa ishte i ndarë në mes. Çehren e saj, pos bojëkuqit rozë në faqe, e kishte përfunduar me një buzëkuq me shkëlqim. 

(Kosova Sot)