< Kjo nuk pritej, ndodh e paimagjinueshmja me Big Brother Albania - VIP - Kosova Sot
Kjo nuk pritej, ndodh e paimagjinueshmja me Big Brother Albania

Kjo nuk pritej, ndodh e paimagjinueshmja me Big Brother Albania

Prisni te mesoni te reja per daten e fillimit te “Big Brother Albania”?

E keni kot. Këtë vit nuk kanë nisur audicionet për “Big Brother Albania 10”. Kjo është vënë re edhe nga mungesa e spotit publicitar që niste që në shtator për përgatitjen dhe paraqitjen e pretendentëve në audicionet e fshehta, por, gjithashtu, është konfirmuar edhe nga burime të brendshme për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, duke thënë se produksioni do ta bëjë “pushim” këtë vit duke pritur se vitin tjetër do të ketë të reja akoma më interesante lidhur me shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Mbase mund të marrin sërish formatin e huaj duke futur brenda saj jo njerëz të thjeshtë për t’i bërë të famshëm, por mbase VIP-a që tashmë janë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Megjithatë ende nuk është thënë fjala e fundit për surprizat, që na pret sezoni i ri.


 

(Kosova Sot)

8 orë e 33 minuta më parë