Gjebrea nuk i harron miqtë e vjetër!
Kantautori dhe prezantuesi i njohur Ardit Gjebrea, duket se pavarësisht viteve, ai nuk i harron miqtë e tij të vjetër, e në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një foto me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta me mbishkrimin: 18 vite miqësi, si në ditën e parë...njësoj e përgjithmonë. # Ilir Meta, shkruan Gazeta "Kosova Sot Online". Ndryshe Gjebrea vazhdon ta drejtoj emisionin "E Diela Shqiptare", tash sa vite më radhë dhe njëkohësisht vazhdon të jetë drejtor gjeneral i Festivalit shumë të suksesshëm "Kënga Magjike".
"Kosova Sot"