< Modeste - VIP - Kosova Sot
Modeste

Modeste

Në një intervistë, ajo kishte thënë se është 'binjaku' i tij. Dhe kështu, Jennifer Lopez përfundimisht u duk e përmbajtur derisa ia kishte mësyrë një ndeshjes së futbollit bashkë me të dashurin e saj Alex Rodriguez. Këngëtarja dhe aktorja latine, 48 vjeçe, kishte vendosur që t'i mbulonte paksa linjat e saj e veshur me një xhemper me ngjyrë të kuqe, derisa po i mbante duart me të dashurin, lojtar bejsbolli te "Hard Rock Stadium" në Majami. Çifti ishte në shoqërinë e vajzave të Alexit, Natasha dhe Ella, derisa bashkë me të tjerët po arrinin për ndeshjen midis "University of Miami" dhe "Virginia Tech". Dalja e tyre vjen pasi së bashku u shfaqën për ballinën e "Vanity Fair", që do të dalë në muajin dhjetor. 

(Kosova Sot)

20 orë e 2 minuta më parë