Kujt i thotë Adelina "Afër meje"?

  • 29 July 2015 - 12:52
Kujt i thotë Adelina

Intervistë me këngëtaren Adelina Eminin

“Kosova Sot”: Na flisni për historinë e këngës “Afër meje”?

Adelina Emini: Historia e këngës ka filluar si rezultat i ngjarjeve dhe rrethanave në të cilat jemi duke jetuar, e në bazë të të cilave është ndërtuar fabula, e cila është edhe ngushtë e lidhur me tekstin dhe këngën. 

“Kosova Sot”: Videoklipi është punuar në mënyrë shumë profesionale. Duket se keni gjetur produksionin e duhur!

Adelina Emini: Videoklipi është realizuar nga ana e produksionit “Max Production”, të cilët duhet t’i falënderoj, sepse pavarësisht terminëve të rezervuara e kanë vlerësuar këngën dhe kanë gjetur kohën që të xhirojnë dhe realizojnë videoklipin. Videoklipi është punuar në ambientet më të bukura të qytetit bregdetar të Durrësit, i kombinuar paksa me pamje të kryeqytetit, Tiranës. 

“Kosova Sot”: Kënga e klipi po pëlqehen shumë. Kjo gjë dëshmon më së miri për seriozitetin e këngës dhe klipit?

Adelina Emini: Klipi është mirëpritur nga mediat dhe dëgjuesit e muzikës në Shqipëri, e veçmas nga adhuruesit e mi ne Kosovë. Është bërë punë shumë e madhe rreth realizimit final të këtij videoklipi. Është punuar pothuajse 18 orë përgjatë 5 ditëve gjer në përfundimin final. Pritjet e mia deri sot më bëjnë të ndihem mirë, meqenëse vërtetë është mirëpritur shumë nga adhuruesit e muzikës.

“Kosova Sot”: Me kë keni bashkëpunuar rreth realizimit të këngës?

Adelina Emini: Bashkëpunëtorët e këngës janë Andrei Vornica në cilësinë e kompozitorit, tekstin Lyrical Son, i cili është angazhuar veçmas për realizim të këtij projekti. Gjersa për dukjen time duhet të falënderoj stilisten Teuta Matoshi-Duriqin, grimin Sellma, flokët Erblin Xerxa, të cilët kanë ardhur në Shqipëri që të përkujdesen për mua në mënyrë që videoklipi të jetë sa më i veçantë. 

Image
Image

(KOSOVA SOT)