Tolgahan nuk flet me aktorin e njohur turk, mediat ja vënë fajin Almedës

  • 22 November 2017 - 12:21
Tolgahan nuk flet me aktorin e njohur turk, mediat ja vënë fajin Almedës

Ndonëse dikur shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, sot mediat turke raportojnë se Tolgahan Sayisman nuk flet më me aktorin Murat Yildirim i njohur si “Savash” nga seriali “Dashuri dhe ndëshkim”.

Veprimi i tyre i fundit konfirmon se lajmet janë të vërteta. Tolgahan dhe Murat e kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve në Instagram.

Ndonëse nuk dihet arsyeja pse dy aktorët i mbajnë inate njëri-tjetrit, portali turk gecce.com shkruan se aktorët nuk flasin për shkak të bashkëshorteve.

Thuhet se Almeda nuk flet me Iman, bashkëshorten e Muratit. Ndërkohë që një vit më parë Almeda dhe Tolgahani ishin në dasmën e aktorit me Iman.

Image
Image

 

(Kosova Sot)