Aktorja juaj e preferuar indiane në rrezik, politikani jep 1 milion paund për kokën e saj

  • 23 November 2017 - 10:36
Aktorja juaj e preferuar indiane në rrezik, politikani jep 1 milion paund për kokën e saj

Filmi indian “Padmavati” ka sjellë një reagim shumë të ashpër në grupet ekstremiste hindu të Indisë. Kjo pasi aktorja Deepika Padukone në këtë film luan rolin e një mbretëreshe hindu që bie në dashuri me një mbret mysliman.

Një nga politikanët e partisë qeverisëse të Indisë ka vendosur 1 milion paund shpërblim për këdo që sjell kokën e Deepika Padukones dhe regjisorit të filmit, Sanjay Leela Bhansali.

Pas këtyre kërcënimeve ditën e sotme aktorja ka reaguar me anë të një deklarate për “Mumbai Mirror”. “Si një grua, si një artiste, si një qytetare ndihem e nevrikosur. Por jo e frikësuar. Frikën s’e kam njohur kurrë”, është shprehur Deepika.

31-vjeçarja është një nga aktoret më të mira indiane dhe ndër më të paguarat. Në 2015-ën ajo është shpallur “Femra më e bukur indiane”.

 

(Kosova Sot)