Fansat kritikojnë Shpatin, reagon këngëtari (Foto)

  • 23 November 2017 - 12:46
Fansat kritikojnë Shpatin, reagon këngëtari (Foto)

Këngëtari Shpat Kasapi siç  duket është shumë i angazhuar me mbrëmje rinore. Tutje ai nuk lë anash as së promovuari numrat e telefonit ku mund ta kontaktojnë këngëtarin.

Në postimin e fundit, Shpati ka bërë me dije se është i lirë për datën 17 shkurt por siç duket ky status është keqkuptuar nga një masë e madhe e publikut duke menduar se këngëtari e ka fjalën për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit.

Përderisa në komente fansat i bëjnë me dije se është gabim, këngëtari për Gazeten Kosova Sot Online sqaron se nuk bëhet fjalë për 28 nëntorin por për datën 17 shkurt të cilën ende nuk e ka mbyllur me aktivitete.

Image

(Kosova Sot)