Motra e madhe feston ditëlindjen, Luana dhe Marina emocionojnë me urimin e tyre (Foto)

  • 05 December 2017 - 12:52
Motra e madhe feston ditëlindjen, Luana dhe Marina emocionojnë me urimin e tyre (Foto)

Luana dhe Marina janë dy motrat më të famshme në vend, të cilat me spontanitetin, thjeshtësinë dhe bukurinë e tyre kënaqin çdo fundjavë publikun shqiptar në spektaklet përkatëse. Por mbështetja kryesore për to që të arrinin këtu ku janë sot, ka qenë nëna dhe dy motrat e tjera, Marseda dhe Lira. Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe Luana me Marinën kanë emocionuar me urimin për motrën e tyre të madhe. “ Jeta ime gëzuar ditëlindjen! Për njeriun më të mirë, gjithë të mirat e kësaj bote uroj”-shkruan Marina. Pak minuta më vonë ka ardhur dhe urimi i Luanës e cila shkruan: “Gëzuar ditëlindjen jeta ime!. Forca jote, mirësia dhe dashuria jote na inspiron ne të gjithëve. E bekuar që kam një motër të madhe si ty. Të dua!”

 

Jeta ime gezuar ditelindjen! Per njeriun me te mire, gjithe te mirat e kesaj bote uroj @liravjollca ❤️ #bigsis #mylove

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

(Kosova Sot)