Halle Berry ndahet nga i dashuri producent

  • 11 December 2017 - 16:16
Halle Berry ndahet nga i dashuri producent

Halle Berry i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, producenti Alex Da Kid, vetëm pas 5 muajsh romancë.

Aktorja 51-vjeçare bëri publike romancën e saj me 35-vjeçarin në muajin shtator dhe së fundmi shijuan disa pushime në Bora Bora.

“Halle u nda me Alex në mes të pushime romantike në Bora Bora”, ka thënë një burim për revistën “In Touch”, duke shpjeguar se nëna e dy fëmijëve ka ndërprerë pushimet dhe është kthyer në Los Angeles.

“Halle kuptoi që ishte shumë i ri dhe kishin mungesë komunikimi. Ajo është shprehur se ka nevojë për dikë më të pjekur”.

(Kosova Sot)