Harrojeni fustanin e zi, Angela Martini shfaqet në të bardha dhe me armë në dorë

  • 27 December 2017 - 12:51
Harrojeni fustanin e zi, Angela Martini shfaqet në të bardha dhe me armë në dorë

Vazhdon saga e fotove të dasmës së Angela Martinit me milionerin rumun, Dragos Savulescu. Pas komenteve të shumta për fustanin e zi që kishte zgjedhur për ceremoninë e celebrimit, Angela ka postuar edhe dy foto të tjera, kësaj here me fustan të bardhë. “Për ata të cilët nuk e panë fustanin tim të bardhë”, shkruante në diçiturën e fotos modelja e njohur. E nëse mendoni se kjo i dha dasmës ngjyra tradicionale, ja ku gaboheni. Në njërën nga fotot Angela duket duke shkëmbyer puthjen tradicionale pas zyrtarizimit të martesës, ndërsa tek fotoja tjetër pozimi me një armë në dorë na ka kujtuar se dasma e Angelas ka qenë vërtet e “çmendur”…

Image
Image

(Kosova Sot)