Ja çfarë thotë Gold AG për ‘dissin’ e Unikatilit (Foto/Video)

  • 02 August 2015 - 16:05
Ja çfarë thotë Gold AG për ‘dissin’ e Unikatilit (Foto/Video)

Unikatil ka publikuar mbrëmë këngën ‘Për qato’, e cila erdhi me rekord klikimesh.

Në disa media u përfol se kënga është një diss kushtuar reperit Gold AG.

Lidhur me këtë ka reaguar vetë Ariani, transmeton Kosova Sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se askush nuk i bën diss, pasi i kanë lënë këto gjëra.

“Nuk m’dissirat kërkush se i kemi lon dissat. Jom i vetmi që krejt kolegve të secilit zhanër ia shpërndaj këngët. Kështu që , nëse mu m’shan dikush ma shum se mu si dhem kërkuj, ngoni senet e mira t’cilit do kofshin. Ariani s’ka inati me asnjo prej se u bo Haxhi. Jo ka fryn era, po shok per havera (.sic)”, ka shkruar Gold AG.

(Kosova Sot)

Image