Vesa e Big Basta caktojnë datën e dasmës

  • 02 August 2015 - 23:26
Vesa e Big Basta caktojnë datën e dasmës

Me sa duket distancat e vazhdueshme, nuk e kanë zbehur aspak dashurinë e tyre, madje kanë shtuar bindjen se duhet të jenë përjetë bashkë.

Këngëtarja Vesa Luma dhe i fejuari i saj Big Basta, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari, kanë vendosur ditën e dasmës.

Ata do të martohen në muajin shtator më datë 12, ku do i japin fund beqarisë, duke nisur një rrugë të re së bashku.

Megjithatë ajo që nuk dihet ende është vendi ku do të mbahet ceremonia, pasi Vesa jeton dhe është angazhuar në një emision televiziv në Prishtinë dhe Bigu në Tiranë. Gjithashtu nuk dihet as se ku do jetë banesa fikse e tyre, transmeton noa.

Image