Stresi ribashkohet me të dashurën, çifti plane të rëndësishme për 2018-ën (Foto) - VIP - Kosova Sot
Stresi ribashkohet me të dashurën, çifti plane të rëndësishme për 2018-ën (Foto)

Stresi ribashkohet me të dashurën, çifti plane të rëndësishme për 2018-ën (Foto)

Pavarësisht se është një prej personazheve më të ndjekur në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në botën e muzikës, përpiqet që të ruaj sekret lidhjen e tij, ose të paktën këtë gjë ka bërë gjatë vitit që lamë pas ku tregohej gjithnjë hermetik dhe i rezervuar kur pyetej për të. Por viti 2018 duket se ka nisur paksa ndryshe për këngëtarin i cili ka publikuar një fotografi në ‘’Insta-stories’’  ku shfaqet bashkë me Kejsin dhe shkruan “Viti 2018 viti jonë”.

Në media u përfol se ata i kishin dhënë fund lidhjes së tyre dhe disa kohë duket sikur me postimet e tij reperi i dërgonte mesazhe të koduara Kejsit. Por, duket se paska qenë vetëm një mosmarrëveshje mes tyre dhe çifti tashmë janë ribashkuar.

Përshkrimi i fotografisë të bën të mendosh se për këtë vit reperi dhe Kejsi paskan plane të rëndësishme. Pyetja e madhe është , a do të kemi dasmë?

(Kosova Sot)

13 orë e 41 minuta më parë
25/06/18