Rozana Radi e zhgënjyer, dedikim babait: Për herë të parë nuk ndoqa zemrën time (FOTO)

  • 09 January 2018 - 11:47
Rozana Radi e zhgënjyer, dedikim babait: Për herë të parë nuk ndoqa zemrën time (FOTO)

Raporti i vajzave me babain është gjithmonë special dhe tejkalon çdo dimension të fuqisë së fjalës për ta shprehur atë. Çdo këshillë e tij kthehet në rregullore të pashkruar, që ti e ndjek në çdo hap të jetës tënde, për të jetuar me zemër e për t’u bërë njeriu që do. Mungesa e prindërve dhe dedikimet e vazhdueshme për ta kanë shoqëruar rrugën e jetës dhe atë artistike të këngëtares Rozana Radi, e cila nuk lë rast pa kujtuar se sa i mungojnë prindërit e saj.

Këtë herë Rozi ka zgjedhur hapsirën e saj në Instagram për të treguar se këshilla që i ka dhënë vazhdimisht babi i saj ishte: “Ndiq zemrën për të gjetur rrugën tënde” dhe “falu dashuri të tjerëve”. Por midis rreshtave të publikuara nga këngëtarja vihen re nota zhgënjimi.
“Sot për here të parë nuk e ndoqa zemrën time, po të ndiqja zemrën do isha duke qarë tani. Le të më ndjeki zemra mua dhe ti të jesh krenar për gruan që unë jam”- shkruan këngëtarja.

“Mos e lini këtë dorë të shkoj, nuk do ketë asnjë dorë tjetër në jetë si ajo e babait” – e mbyll dedikimin Rozi.

Image

 

(Kosova Sot)