‘Kemali’ i dha fund martesës? Kjo foto sqaron gjithçka

  • 15 January 2018 - 19:36
‘Kemali’ i dha fund martesës? Kjo foto sqaron gjithçka

Ditë më parë u aludua për një ndarje të mundshme mes çifti të famshëm, aktorit Burak Ozcivit dhe aktores Fahriye Evcen, por që pasoi me heshtje nga ana e tyre.

Aktori shumë i pëlqyer nga audienca e gjerë, veçanërisht nga ajo shqiptare falë rolit proagonik si ‘Kemali’, para pak ditësh njoftoi se kishte nisur pushimet për të kaluar paksa kohjë relaxi pas angazhimeve të njëpasnjëshme në fushën e aktrimit.

Por, pranë tij nuk u pa e dashura, e disa zëra para kësaj qarkulluan se çifti po përjetonin krizë, andaj kjo mos prezencë e dyshes së bashku ngriti akoma më tepër dyshime.

E tani Fahriye Evcen, bashkëshortja e aktorit në fjalë, demantoi gjithçka përmes një fotoje të vetme.

Që të dy së bashku po shijojnë këtë sezonë të bukur në një vend malor, dhe dashuria e tyre po vazhdon njësoj sikurse në fillimet e tyre kur dolën publikisht si të dashur.

Image
Image
Image

 

(Kosova Sot)