Kim Kardashian nënë për herë të tretë. Si do të quhet fëmija i sapolindur?

  • 17 January 2018 - 14:36
Kim Kardashian nënë për herë të tretë. Si do të quhet fëmija i sapolindur?

Kim Kardashian dhe Kanye West tashmë janë prindër të tre fëmijëve. Por pyetja që shtrohet është si do e quajnë vajzën e tyre të vogël?

Një burimi ka thënë për “People” se çifti ka vendosur të marrë në konsideratë ndihmën e vajzës së tyre 4 – vjeçare North West, për të gjetur emrin e më të  voglës së familjes.

37 vjeçarja në një intervistë i tha Ellen DeGeneres se vajza është fanse e emrit “Star”.
“Ajo ka një lodër që e quan Star west. Ajo çdo gjë e quan Star west” – ka thënë Kim për Ellen DeGeneres Show.
Ndërkohë fansat e çiftit në “Twitter” kanë sugjeruar disa emra për fëmijën e tretë të Kim Kardashian dhe Kanye West, të sapoardhur në jetë  nga një nënë surrogato.
Mësohet se çifti ka qenë i pranishëm në sallën e  lindjes dhe ishte pikërisht Kim, personi i parë që ka mbajtur bebin në krah. Ajo ka lindur plot 7 kg.

(Kosova Sot)