A di të plaket ndonjëherë?

  • 20 January 2018 - 10:41
A di të plaket ndonjëherë?

Pasi disa herë i ka 'nxehur' adhuruesit, Kylie Minogue përfundimisht ka zbuluar ballinën e albumit të saj të ri "Golden". Ylli prezanton albumin e saj të parë që katër vjet. Këngëtarja paralajmërimin e ka bërë në "Twitter" duke shpërndarë foton mahnitëse me mbishkrimin: 'Të dashur!! Eksitimi i të sotmes është i madh'. Në foton retro, Kylie është veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë me qindra pjesë diamantesh. Ajo qëndron ulur me gjunjët e ndarë, derisa njërën dorë e ka pranë gojës. Floku i saj me shumë volum ishte i lirë dhe i ndarë në mes, duke mbuluar rreth fytyrës së saj, derisa me kujdes fillesat kishin rënë në kraharor në valë të lira. Çizmet e saj me taka të larta kishin diamante të ngjashme me ato në fustan. 

(Kosova Sot)