NCUK

  • 21 January 2018 - 09:54
NCUK

Kim Kardashian hesht spekulimet rreth emrit të vajzës Kanye West e ka pranuar se ai 'nuk mund ta mendojë' një emër për vajzën e tyre të vogël. Por, Kim Kardashian, 36 vjeçe, kishte shpërndarë një foto ikonike të "Louis Vuitton" pa ndonjë shpjegim apo mbishkrim. Adhuruesit e saj kishin filluar të spekulojnë nëse kjo foto po sugjeronte emrin e vajzës së Kim-it dhe Kanye-s. Por, shumë pak kohë më pas, ylli nga "Keeping Up With The Kardashians" kishte heshtur spekulimet duke thënë, 'NOPE". Kim po ashtu kishte shkruar: 'Ishte shfaqja e fundit te Kim Jones dhe kishte dashur në foto "LV". Kim Jones është disenjatore te "Louis Vuitton", që kishte bërë të ditur largimin nga brendi francez pas shtatë vjetëve.

(Kosova Sot)