Edhe Gwen Stefani i jep fund martesës (Foto)

  • 04 August 2015 - 13:13
Edhe Gwen Stefani i jep fund martesës (Foto)

Raportohet se Gwen Stefani i ka dhënë fund martesës së saj me Gavin Rossdale, pasi ajo ‘besonte se ai kishte qenë i pabesë’.

Sipas TMZ, këngëtarja ka paraqitur kërkesë për divorc duke besuar se burri i saj po e tradhtonte atë prej kohësh, transmeton Kosova Sot Online.

Çifti ka qenë i martuar për gati 13 vjet dhe kanë tre djem së bashku: Kingston, nëntë, Zuma, i cili mbush shtatë fund të këtij muaji, dhe Apollo 17 muajsh. (Kosova Sot)

Image

Image
Image
Image
Image
Image
Image