Elegante dhe e shëndetshme si Orinda Huta? Ja regjimi që ndjek këngëtarja (FOTO)

  • 22 January 2018 - 12:33
Elegante dhe e shëndetshme si Orinda Huta? Ja regjimi që ndjek këngëtarja (FOTO)

Nuk po humbni kilogramët e tepërt? Palestrën po e shtyni për muajin tjetër? Mos të konsumoni bukë dhe ëmbëlsira ju duket e pamundur? Perimet dhe proteinat nuk hyjnë fare në regjimin tuaj ushqimor?
Por ju ndodh shpesh të pyesni veten sa herë shikoni foto të Orinda Hutës, sesi ja del të jetë në formë kaq të mirë fizike. Përgjigjen ua japim ne, regjim i shëndetshëm ushqimor i kombinuar me stërvitje të vazhdueshme.
Këngëtarja është shquar gjithmonë për trupin e hollë, por me kalimin e viteve ajo ka formuar një fizik të tonifikuar dhe me muskuj.
Herë pas here Orinda publikon në llogarinë e saj në “Instagram” foto të ushqimeve që zgjedh të konsumojë përpara dhe pas palestrës. Ajo që bie në sy është kombinimi perfekt i vlerave ushqyese për të  cilat ka nevojë trupi, si dhe për të patur sa me shumë energji gjatë ditës.
Në dy fotografitë e mëposhtme shihen dy nga vaktet ditore të Orindës. Fotoja e parë tregon një kombinim midis yndyrnave të shëndetshme ( avokado), proteinave (veza) dhe fibrat ( buka). Vakti ideal për mëngjes dhe para palestrës.

Image
Image

 

Nëpërmjet këtyre fotove dashur pa dashur bukuroshja ka dhënë një shembull shumë të mirë për të gjitha vajzat, të ushqehesh shëndetshëm nuk do të thotë të konsumosh ushqime pa shije apo të qëndroni pa ngrënë fare.
Përveç ushqimit moderatorja ndan me ndjekësit e saj foto dhe video gjatë kohës kur ushtrohet në palestër. Prej kohësh ajo ndjek një program stërvitjeje të quajtur “Crossfit”, i cili kërkon mjaft impenjim, pasi punohen disa muskuj në të njëjtën kohë.
Vajza, midis fizikut e ushqyerjes së Kim Kardashian dhe Orinda Hutës, zgjidhni Orindën, do i bëni nder stomakut dhe mendjes tuaj.

 

(Kosova Sot)