Drake e merr nëpër gojë Jennifer-in

  • 23 January 2018 - 08:46
Drake e merr nëpër gojë Jennifer-in

Kur Drake, 31, kishte befasuar adhuruesit duke hedhur 2 këngë krejt të reja. Ai po ashtu ia ka bërë me dije botës se ishte pishman që e kishte humbur Jennifer Lopez-in, 48 vjeçe, e cila është në lidhje aktuale me Alex Rodriguez, 42 vjeç! "Viti 2010 ishte koha kur kam humbur gjëra, por në vitin 2017 kam humbur J. Lo-në", është teksti që e thotë në këngën e re "Diplomatic Immunity". Por është e vështirë të besosh se dikush e lë të shkojë një njeri si J. Lo! "Jennifer mendon se është e hatashme që përmendet në këngën e Drake dhe në njëfarë mënyre është e lezetshme", ka thënë një burim për "HollywoodLife.com" . Vetëm ditë më parë, Jennifer dhe Alex ishin parë së bashku duke u puthur derisa ishin në një ndeshje basketbolli bashkë.

(Kosova Sot)