Ja pse Bella duket kaq e bukur

  • 23 January 2018 - 08:48
Ja pse Bella duket kaq e bukur

Bella Hadid është saktësisht si piktura e elegancës, lëkura e saj është e ëndrrave derisa duket rehat në fustan të bardhë. Bukuroshja së fundmi është parë te një ngjarje e fundit për "Bulgari", derisa kishte dhënë një intervistë, ku ka folur shumë për lëkurën dhe gjendjen e saj. Thënë shkurt: Po, ajo ka gjenet, por mos e nënçmoni rutinën e maskave të fytyrës. Ajo ka ofruar edhe disa këshilla: "Unë e bëj vet grimin tim kur punoj. Përdor hije të syve, lajner të artë dhe çehre me pak shkëlqim. Gjithçka kështu shkëlqen më shumë. Nuk më pëlqen të kem shumë grim në fytyrë". Ajo po ashtu flet edhe për këshillat që i ka nga e ëma: "Nëna ime [yll TV dhe modelja Yolanda Hadid] nuk më ka mësuar shumë për grimin teksa rritesha sepse kam aplikuar grimin kur ajo ishte e sëmurë. Por gjithmonë më ka thënë "Lëkura para grimit".

(Kosova Sot)