Rekordi i ri i Alban Skënderaj... (FOTO)

  • 23 January 2018 - 10:43
Rekordi i ri i Alban Skënderaj... (FOTO)

Kantautori i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar së fundmi se do të mbajë një koncert recital të quajtur “Hapësira e një ëndrre”. Ky koncert siç ka bërë të ditur vetë ai, do të mbahet në ‘Pallatin e Kongreseve’ dhe duket se interesi për të është i lartë. Ajo çka ka suprizuar edhe vetë Albanin është fakti që biletat janë shitur brenda 1 ore nga momenti që dolën në shitje. Mbani parasysh që salla ku do të mbahet eventi ka një kapacitet prej 2500 vendesh…

Me anë të një postimi në profilin e tij në ‘Instagram’, ai ka shprehur mirënjohjen për vlerësimin që ka marrë nga fansat dhe më tej ka njoftuar që do të ketë një natë të dytë për të gjithë ata që nuk mundën të marrin një biletë ditën e sotme.

“Te dashur miq,

Sot biletat e koncertit jane shitur ose rezervuar brenda 1 ore nga momenti që dolën. Është një kohë rekord dhe jam i surprizuar dhe pafund mirënjohës! E di që sistemi dhe shërbimi kanë patur disa probleme. Fluksi i vizitorëve në web ka qenë i paparashikueshëm. Kërkoj ndjesë edhe në emër të kompanisë por ky sistem u ngrit për herë të parë pikërisht që çdokush nga kudo të kishte akses në mënyrë të barabartë. Do i lutesha personave që kanë rezervuar biletat të prezantohen në pikat përkatëse ose tek pallati i kongreseve brenda 24 orëve pasi mbas këtij afati rezervimi anullohet. Ndërkohë jam mëse i ndërgjegjshëm që janë ende shumë personat që kërkojnë të bëhen pjesë e këtij eventi dhe nuk kanë patur mundësinë të gjejnë bileta. Atyre ju them që po punojmë fort për të realizuar më 3 mars një natë të dytë të këtij koncerti. Në lidhje me këtë do ju njoftoj patjetër shumë shpejt.

Për informacione më të hollësishme ju lutem shkruani në [email protected] pasi vetëm stafi përkatës mund t’ju japë përgjigje teknike dhe më të detajuara.

Ju falenderoj për dashurinë dhe premtoj se do jap gjithçka per t’ju dhuruar një spektakël të bukur dhe me nivel të lartë profesional”, – ka përfunduar Skënderaj.

Image

 

 

(Kosova Sot)