Hidhen në gjyq Mozzik e Getinjo, u kërkohet 1.4 milionë euro dëmshpërblim - VIP - Kosova Sot
Hidhen në gjyq Mozzik e Getinjo, u kërkohet 1.4 milionë euro dëmshpërblim

Hidhen në gjyq Mozzik e Getinjo, u kërkohet 1.4 milionë euro dëmshpërblim

Largimi i Mozzik dhe Getinjos nga labeli “ON Records” bëri bujë të madhe. E të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e të dy palëve për këtë veprim, që sipas menaxherit Mehmet Elshani ishte pa asnjë paralajmërim.

“Lajmi.net” ka mësuar se tashmë labeli ka hedhur Mozzik dhe Getinjo në gjyq dhe kërkon nga ata 1.4 milionë euro dëmshpërblim të prishjes së kontratës, për investimin në ta dhe për dëmtimin e imazhit.

Gjithashtu bëhet e ditur se seanca e parë do të mbahet me 12 shkurt të këtij viti në Gjykatën Themelore.

Përpos kësaj, është mësuar se Mozzik dhe Getinjo kanë marrë ftesat për gjyq por nuk dihet akoma nëse do të jenë prezent në seancën e parë, apo jo.

Kujtojmë që dyshja në fjalë ka vite që janë bërë pjesë e “On Records” dhe se kontrata e tyre është noterizuar!

(Kosova Sot)

13 orë e 33 minuta më parë
24/05/18