Çiljeta festoi ditëlindjen, ja mbrëmja romantike që kaloi me Alban Hoxhën (FOTO) - VIP - Kosova Sot
Ēiljeta festoi ditėlindjen, ja mbrėmja romantike qė kaloi me Alban Hoxhėn (FOTO)

Ēiljeta festoi ditėlindjen, ja mbrėmja romantike qė kaloi me Alban Hoxhėn (FOTO)

Një ditë më parë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të. Gjatë gjithës ditë së djeshme, ajo ka treguar dhuratat që ka marrë nga miqtë e saj, por mbrëmja duket se ka qenë pjesa më e veçantë e ditëlindjes.

Ajo ka postuar në “Instastorie” një video ku tregon ambientet e një lokali në errësirë dhe në sfond dritat e qytetit. Videon e ka shoqëruar me ikonat e dy zemrave dhe një çifti.

Me këtë Çiljeta ka lënë të kuptohet se ka kaluar një mbrëmje super romantike përkrah partnerit të saj, portierit të njohur të ekipit të Partizanit, Alban Hoxha.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja e njohur pohoi publikisht se është në një marrëdhënie me Hoxhën, por u shpreh se të dy ata dëshirojnë që historia e tyre të mbetet private dhe larg vëmendjes së mediave.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

22 orë e 17 minuta më parë
22/02/18