50 vite në skenë për Sabri Fejzullahun, kjo është dhurata e çmuar e bashkëshortes për këngëtarin - VIP - Kosova Sot
50 vite në skenë për Sabri Fejzullahun, kjo është dhurata e çmuar e bashkëshortes për këngëtarin

50 vite në skenë për Sabri Fejzullahun, kjo është dhurata e çmuar e bashkëshortes për këngëtarin

Sabri Fejzullahu është këngëtari dhe aktori kosovar i viteve 70-të, i cili i ka rezistuar kohës dhe konkurencës. Në disa nga intervistat e tij ai ka pranuar se dashuria e madhe për bashkëshorten e tij Nerën, është ajo e cila e mban akoma të fortë. Këngëtari mjaft i dashur për publikun sot feston 50-vjetorin e karrierës së tij dhe këtë e ka bërë të ditur bashkëshortja e ëmbël e Sabriut. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram” Nera ka zbuluar edhe dhuratën e mrekullueshme që i ka bërë atij me këtë rast. “Sot u befasova dhe u gëzova shumë. Një gjest që e bën jetën të lumtur dhe i jep kuptim bukurie, është dhurata aq e çmuar, dhuruar Sabriut tim për 50-vjetorin e karrierës,”- ka shkruar ajo në këtë postim emocionues.

Image

 

(Kosova Sot)

2 orë e 42 minuta më parë
23/10/18