Mozzik-it i plotësohet ajo çfarë dëshirojmë të gjithë, fiton nënshtetësinë amerikane - VIP - Kosova Sot
Mozzik-it i plotësohet ajo çfarë dëshirojmë të gjithë, fiton nënshtetësinë amerikane

Mozzik-it i plotësohet ajo çfarë dëshirojmë të gjithë, fiton nënshtetësinë amerikane

Reperi Mozzik kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të largimit të tij dhe vëllait, Getinjo, nga labeli ‘OnRecords’. Megjithatë dy vëllezërit janë munduar ta rikuperojnë shpejt këtë gjë dhe kanë filluar të krijojnë vetë muzikë. Së fundmi Mozzik ka bërë të ditur se ka plotësuar një nga ëndrrat më të mëdha të gjithë shqiptarëve, ëndrrën amerikane. Në një postim në ‘InstaStory’ Mozzik ka treguar pasaportën amerikane, duke bërë të ditur se tashmë është një nënshtetas amerikan. Këtë gjë e ka treguar dhe e dashura e tij Loredana Zefi, e cila përpos fotos së pasaportës edhe e ka uruar Mozzik.

Image
Image

 

(Kosova Sot)

4 orë e 18 minuta më parë
20/08/18