“Një çaj me Eminën”. Nisma më e re e Emina Çunmulaj? - VIP - Kosova Sot
“Një çaj me Eminën”. Nisma më e re e Emina Çunmulaj?

“Një çaj me Eminën”. Nisma më e re e Emina Çunmulaj?

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka treguar se dëshiron ti ruajë kontaktet me fansat e saj shqiptar dhe të huaj. Herë pas here ajo realizon “live” dhe bisedon me ndjekësit e saj nga e gjithë bota, madje edhe në gjuhën shqipe.
Por këtë herë Emina ka menduar të jetë edhe më afër me fansat duke organizuar  takime personale me ta.
“Po mendoja, shumë prej jush kërkojnë të më takojnë sa herë që vij në New York, si mendoni të takohemi dhe bisedojmë? Ndërkohë që jam në New York mund të organizoj “nji çaj me Eminën”, jam e çmendur?” -ka shkruar modelja në “Instagram”.
Nuk e dimë në qoftë se bukuroshja do e realizojë këtë nismë, por një gjë është e sigurt, ajo do vazhdojë të ndajë me fansat momente nga koha që kalon në kuzhinë duke përgatitur byrek apo petulla.

(Kosova Sot)

19 orë e 50 minuta më parë
15/11/18