Elton John anulon koncertet për dasmën mbretërore

  • 07 February 2018 - 12:21
Elton John anulon koncertet për dasmën mbretërore

Dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle mund të cilësohet padyshim si “dasma e vitit”. Mediat flasin vazhdimisht për detajet e dasmës duke filluar nga fustani i nuses e deri tek të ftuarit. Së fundmi sipas tabloidit ‘The Sun’ është mësuar se këngëtari i njohur Elton John ka anuluar dy koncertet e tij në Las Vegas që ishin planifikuar për në data 18-19 maj, sepse nuk dëshiron të mungojë në dasmën mbretërore. Kujtojmë se këngëtari ka një marrëdhënie shumë te ngushtë me familjen mbretërore, prandaj kjo ndoshta është një ndër arsyet e mëdha që e ka shtyrë për të anuluar koncertet e tij.

(Kosova Sot)