Tyga, ish-i dashuri i Kylie Jenner pretendime për atësinë e vajzës

  • 09 February 2018 - 14:27
Tyga, ish-i dashuri i Kylie Jenner pretendime për atësinë e vajzës

Disa ditë më parë Kylie Jenner solli në jetë vajzën e saj, Stormi. Por momentet e bukura për të nuk zgjatën shumë, pasi ish-i dashuri i saj Tyga, pretendon së është babai i vogëlushes dhe ka kërkuar të kryhet analiza e ADN.

Tyga është shprehur se nëse rezultati i ADN-s  del pozitiv ai do të marrë të gjitha përgjegjësitë për të qenë një baba i mirë. Kjo nuk është hera e parë që ai shfaq këto pretendime pasi edhe kur u mor vesh shtatzënina e Kylie-t ka aluduar se fëmija ishte i tij. Tyga dhe Kylie janë ndarë në prill të 2017-ës, por pretendohet se midis tyre ka pasur marrëdhënie intime deri para 9 muajve.

(Kosova Sot)