Eni Koçi flet për motrën: Si e sheh familja martesën e Gretës

  • 09 February 2018 - 15:02
Eni Koçi flet për motrën: Si e sheh familja martesën e Gretës
Greta Koçi edhe pse është një nga personazhet e njohur të showbizit dhe ka shumë vite në treg, për jetën private është treguar shumë e rezervuar duke mos folur kurrë për lidhjet e saj të dashurisë.

Edhe në daljet publike ajo është treguar hermetike duke mos u fotografuar asnjëherë me partnerin. Por a është Greta në një lidhje dhe si e “sheh familja e saj beqarinë e këngëtares”?!

Përmes një fotoje të postuar në Insatagam, Eni ka shkëmbyer një batutë për të motrën.

“Ja ta kesh me jetë atë klipin e ri, se beqo na ngele”, shkruan Eni me humor.

Image

 

(Kosova Sot)