Brooklyn Beckham bën një tatuazh kushtuar nënës së tij

  • 13 February 2018 - 09:10
Brooklyn Beckham bën një tatuazh kushtuar nënës së tij

Brooklyn Beckham është ngacmuar nga fansat në rrjetet sociale pasi e ka treguar tatuazhin e tij të ri.

Djali i David dhe Victoria Beckham e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku tregon një pjesë të trupit të tij të zhveshur.21-vjeçari e ka ekspozuar me krenari krahun e tij të majtë për ta vënë në pah tatuazhin e ri.

Në supin e Brooklyn është vizatuar një tatuazh i madh, në formë zemre dhe lulesh, teksa në mes shkruan ‘MUM’ duke iu referuar nënës së tij.

Edhe pse fotografia ka marrë afro gjysmë milioni pëlqime, shumë nga komentet nuk ishin komplimentuese.Disa prej ndjekësve kanë bërë shaka me këtë tatuazh, derisa të tjerët e kanë kritikuar për vendimin që ka marrë.Me këtë vendim, Brooklyn dëshiron të ndjekë hapat e babait të tij, i cili njihet për tatuazhe të shumta. 

Image

 

(Kosova Sot)