Jennifer Aniston, probleme me burrin

  • 18 February 2018 - 08:02
Jennifer Aniston, probleme me burrin

Aktorja Jennifer Aniston ka më shumë se dy muaj që nuk e viziton burrin e saj, në shtëpinë e tij në NjuJork, sikur që thuhet, për shkak të mosmarrëveshjes rreth asaj se ku të jetojnë 

Dhe, të enjten u bë e ditur se Jennifer Aniston i ka ndarë dhent-dhish me burrin e saj Justin Theroux, pas më shumë se dy vjet e gjysmë martesë. Ka disa muaj që ata, edhe ashtu, nuk janë parë së bashku. Sipas disa burimeve, aktorja është parë për herë të fundit te burri i saj në muajin tetor, pra paska më shumë se dy muaj e gjysmë që paska filluar kjo mesele. Sido që të jetë, mund të themi vetëm se Jennifer Aniston, saqë është e bukur dhe e talentuar, aq është edhe e pafat në dashuri. Me të vërtetë gjynah! 

(Kosova Sot)