Zonjusha me hije

  • 20 February 2018 - 15:37
Zonjusha me hije

 Rita Ora, si një uragan i vërtetë në mbrëmjen e "Vogue" Së fundmi ishte në Kosovë, ku bëri një paraqitje triumfuese me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kështu, Rita Ora ishte veshur për të lënë mbresa përsëri derisa kishte shfaqur këmbët e saj në ndejën "Fashion and Film" te pjesëtarët privatë të "Annabel's" në Londër. Këngëtarja 27 vjeçe ishte veshur me shumë ngjyra, me fustanin e shkurtë, derisa flokun e saj e kishte lidhur në majë të kokës me nuanca prej kaçurreles. Rita me këtë rast ka treguar ijët e saj në fustanin si ylber. Këngëtarja e hitit "Anywhere" kishte dhe një pallto të madhe me ngjyrë të zezë derisa kishte arritur në ndejë, për aksesorë kishte taka të zeza me rripa si dhe një koleksion me vathë të artë, byzylykë dhe një qafore. 

Image

 

(Kosova Sot)