Dështimi i Kim-it

  • 22 February 2018 - 08:18
Dështimi i Kim-it

Kim Kardashian ka bërë me dije se një foto e saj e veshur me lëkurë dhe lateks që e kishte bërë me motrat e saj në vitin 2015 në fakt kishte për qëllim të jetë karta e Kërshëndellave për atë vit. Bukuroshja e spektakleve, 37 vjeçe, ka shpërndarë një foto në "Instagram", duke shfaqur veten e saj me motrën e madhe, Kourtney, ka aplikuar një grim gotik. Në pyetjen e saj në përgjigjen e një adhuruesit për foton në "Twitter" Kim ia kishte kthyer: 'Kjo do të ishte kartolina jonë për Kërshëndella me krejt familjen, por u shfaqëm me krejt fëmijët në foto". Kim në përgjigjen e dytë kishte thënë: 'Ishte tepër gotike për Kërshëndella. Ishte kjo ideja ime, por nuk funksionoi".

(Kosova Sot)