Modelja e njohur, fansja më e zjarrtë e Elvana Gjatës (FOTO)

  • 22 February 2018 - 12:53
Modelja e njohur, fansja më e zjarrtë e Elvana Gjatës (FOTO)

Elvana Gjata dhe koncerti privat që mbajti në ditën e saj të lindjes u kthye në kryefjalën e medias për ditë të tëra. Produksionet e reja që këngëtarja prezantoi janë bërë shumë popullore dhe tashmë dëgjohen gjithandej.

Por Elvana paska një fanse dhe adhuruese mjaft të veçantë të këngëve të saj. Bëhet fjalë për modelen shqiptare Emina Çunmulaj, e cila në një postim në “Instastory” ka treguar se i pëlqen shumë produksionet e reja të këngëtares.

Vajzat duket se janë mikesha të mira, pasi verën e shkuar janë fotografuar bashkë ndërkohë që pushonin në Mykonos.

Image

 

(Kosova Sot)