Jennifer Aniston fotografohet për herë të parë pas ndarjes së bujshme

  • 23 February 2018 - 12:27
Jennifer Aniston fotografohet për herë të parë pas ndarjes së bujshme

Pak ditë më parë lajmi i ndarjes së aktores Jennifer Aniston nga partneri i saj Justin Theroux, u përhap shumë shpejt në të gjitha mediat. Shkak për ndarjen mendohet të jetë bërë vendi ku çifti do të jetonte. Por pas kësaj ndarje të bujshme duket se Jennifer është duke kaluar momente të vështira. Mbrëmjen e së mërkurës aktorja ka qenë në premierën e filmit të mikut të saj të ngushtë, dhe teksa ka dalë nga salla ajo është parë e trishtuar. Mediat e huaja e lidhin gjendjen e saj me dhimbjen e ndarjes pasi një lidhje dy vjeçare nuk është e lehtë të kalohet.

(Kosova Sot)