Vesa Luma kërkon falje publikisht: Herën tjetër do të kujdesem më shumë në postimet e mia

  • 24 February 2018 - 10:15
Vesa Luma kërkon falje publikisht: Herën tjetër do të kujdesem më shumë në postimet e mia

Ditën e djeshme këngëtarja Vesa Luma bëri një postim në ‘Instastory’ ku shkruante, “Jeta është si Rihanna, e bukur por e zezë”. Mesa duket, ky postim ka ngjallur reagime tek ndjekësit e saj të cilët e kanë konsideruar këtë si shprehje të racizmit.

Pas kësaj ngjarje Vesa ka vazhduar me një postim tjetër ku ju kërkon falje të gjithëve dhe tregon se nuk ishte ky qëllimi i saj.

“Kërkoj falje për të gjithë ata që u ofenduan nga një shaka që ishte shpërndarë në rrjetet sociale, e që unë e postova në ‘Instastory’. Asnjëherë nuk kam për qëllim të ofendoj dikë bazuar në racë ose në fe ( në fakt është gjëja e fundit që kisha bërë). Tjetër herë do të kujdesem më shumë në postimet e mia.” 

Image

(Kosova Sot)