Skenari i serialit më të ri turk nuk pranohet nga ‘Netflix’, zhgënjehen fansat

  • 24 February 2018 - 14:12
Skenari i serialit më të ri turk nuk pranohet nga ‘Netflix’, zhgënjehen fansat

Dyshja e ëmbël e aktorëve të filmit turk “Delibali”, Çagatay Ulusoy dhe Leyla Lydia Tugulu, para disa kohësh lajmëruan fansat e tyre se do të bëheshin pjesë ‘Netflix’. Seriali që do të realizojnë bazohet në historinë e një romani turk të shkruar nga Ipek Gokdel.

Por mesa duket diçka nuk po shkon mirë, pasi aktorët kanë njoftuar se xhirimet e filmit nuk kanë nisur ende. Mësohet se arsye është bërë skenari i filmit i cili nuk është pranuar nga ‘Netfilx’. Autorët e skenarit nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare por fansat ndjehen të zhgënjyer pas kësaj situate.

(Kosova Sot)