Pasi u vesh me fustan nusërie, Xheni Mhillaj tregon se çfarë po ndodh me jetën e saj private

  • 24 February 2018 - 15:31
Pasi u vesh me fustan nusërie, Xheni Mhillaj tregon se çfarë po ndodh me jetën e saj private

Që nga dalja e saj nga ‘Big Brother’, Xheni Mhillaj është vazhdimisht në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Gati përditë flitet për jetën e saj private, por mesa duket pas ndarjes nga Benardi në jetën e Xhenit nuk ka asgjë konkrete. Ditën e sotme ajo ka postuar një fotografi me një unazë në gisht dhe ka shkruar: “Kur nuk ke një të fejuar, i bën dhuratë vetes”

Përpara pak ditësh Xheni i bëri ‘lëmsh’ të gjithë fansat e saj me disa foto dhe video, ku shihej e veshur me fustan të bardhë nusërie. Por më pas u kuptua se e gjitha kishte qenë për reklamimin e një salloni bukurie. 

Image

(Kosova Sot)