E gjithë jeta e këngëtarit të njohur e pasqyruar në një film

  • 24 February 2018 - 19:53
E gjithë jeta e këngëtarit të njohur e pasqyruar në një film

Ed Sheeran është një nga këngëtarët më të suksesshëm në gjithë botën. Megjithatë karriera e tij si këngëtar nuk ka qenë e lehtë, sepse si fillim ju desh të këndonte nëpër rrugë, më pas talenti i jashtëzakonshëm e çoi drejt majave të suksesit. E gjithë jeta e tij është kthyer në një film të titullar ‘Kompozitori’. Filmi është menduar dhe realizuar nga kushëriri i Ed Sheeran dhe premeiera e tij u bë në Festivalin e Filmit Berlinale. Regjisori tha se ky film do t’u jap fansave të tij një pamje më të plotë mbi jetën e Ed Sheeran jashtë skenës. “Kur ai është vetëm është shumë i relaksuar. Kështu unë mendoj se fansat do të shikojnë se si është ai në të vërtetë, sepse ky film tregon atë që unë shoh përditë tek ai” tha regjisori i filmit.Ky film është realizuar dy vite më parë që kur Ed Sheeran nisi turneun e tij ‘Multiply’.

(Kosova Sot)