Çfarë ndodhi? Luana Vjollca bën deklaratën e papritur dhe e fshin menjëherë - VIP - Kosova Sot
Çfarë ndodhi? Luana Vjollca bën deklaratën e papritur dhe e fshin menjëherë

Çfarë ndodhi? Luana Vjollca bën deklaratën e papritur dhe e fshin menjëherë

Moderatorja Luana Vjollca renditet tanimë në listën e personave më të ndjekur në rrjetin social “Instagram”. Aty, ajo dita ditës mahnit ndjekësit e saj me foto të reja ku gjithnjë shfaqet seksi dhe në super formë.Vetëm një ditë më parë, Luana postoi një foto ku shfaqej në restorant, e veshur me stil dhe flokët e kapur me një bishtalec, model të cilin deklaroi se e kishte krijuar vetë.

Image

Por nuk zgjati shumë dhe Luana e ka zhdukur foton nga “Instagram”-i duke i lënë fansat e saj të habitur mbi këtë veprim, pasi aty kishte vetëm komente pozitive.

Image

 

Megjithatë ajo nuk ka dashur ta zbulojë shkakun pse e ka fshirë foton dhe pak më parë ka tërhequr vëmendjen duke postuar një foto tjetër e veshur me të bardha, me një veshje që i tregon më së miri format trupore.

Image

 

(Kosova Sot)

9 orë e 27 minuta më parë
20/09/18