Afërdita Dreshaj shpall datën e dasmës me milionerin, ja vajzat VIP që do e shoqërojnë në altar

  • 04 March 2018 - 14:11
Afërdita Dreshaj shpall datën e dasmës me milionerin, ja vajzat VIP që do e shoqërojnë në altar
Para dy muajsh, modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj mori propozimin për martesë nga partneri i saj, hokeisti çek, milioneri Jakub Kindl. Ai e surprizoi në një tarracë të mbuluar nga lulet dhe qirinjtë romantikë, aty ku e priste me kutinë e unazës në duar.

Tashmë, gjithçka pritet të bëhet realitet për çiftin. Afërdita ka nisur përgatitjet për ceremoninë e dasmës, që do të organizohet më 29 qershor, në Miami Beach, Florida.

Mediat kanë publikuar ftesën e dasmës së Afërditës, ku modelja shfaqet në krahët e Jakubit buzë detit, e veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë.

Ndërkohë, modelja ka zbuluar listën me emrat e vajzave të njohura që do të kenë statusin “shoqëruesja e nuses”, pranë altarit. Ajo ka zgjedhur të ketë pranë saj në ditën më të rëndësishme të jetës mikesha dhe familjare të saj, duke nisur nga modelet Tika Camaj e Xhesika Berberi, motrën e saj Jehona Dreshaj, e shumë të tjera.

Të gjitha vajzat e përzgjedhura nga ajo janë shumë të bukura, ndaj presim të shohim një konkurrencë të vërtetë mes shoqërueseve dhe vetë nuses.

(Kosova Sot)