Shalëgjata Rosie HuntingtonWhiteley

  • 16 March 2018 - 20:16
Shalëgjata Rosie HuntingtonWhiteley

Rosie u bë nënë verën e kaluar, kur lindi djalin Jack, të cilin e ka me partnerin e saj, Jason Statham

Nuk është lehtë të jesh nënë e një fëmije të vogël, pale që Rosie Huntington-Whiteley me gjasë paguan dadot që të përkujdesen për të. Sido që të jetë, të martën mbrëma ajo është parë në një ndejë në Mejfer të Londrës, meqë, sikur që duket, kishte vendosur që, të paktën për disa orë, të harronte të gjitha obligimet dhe të kënaqej. Supermodelja 30 vjeçe dukej për merak me një rrobë krejt të zezë. Sipas shumicës së ekspertëve, Rosie është njëra ndër ikonat më të mëdha të modës dhe stilit.

(Kosova Sot)