Mariola Kaçani tregon për përvojën e saj në aktrim: Çfarë nuk kam hequr

  • 17 March 2018 - 11:42
Mariola Kaçani tregon për përvojën e saj në aktrim: Çfarë nuk kam hequr

Mariola Kaçani është një nga këngëtaret më të dashura të muzikës popullore shqiptare. Këngëtarja prej vitesh ka sjellë për publikun shqiptar këngë të cilat na kanë shoqëruar në çdo dasmë apo event të ngjashëm.

Por a e dinit se para së ajo të bëhej këngëtare ka tentuar të behej aktore?

E ftuar në emisionin “Boom” Mariola ka treguar historinë e saj lidhur me studimet e saj të aktrimit, të cilat më pas i la për të vazhduar karrierën e saj muzikore.

“Thashë të marr një shkollë që të jetë pjesë e artit. Kush ishte më e bukur? Aktrimi. Javën e parë çfarë nuk kam hequr. Ema Andrea më thoshte të bëja si thes me patate. Unë shkoja në shtëpi dhe thoja se do ta le shkollën, ata nuk janë normalë janë të gjithë të psikiatrisë. Unë të bëj si thes me patate? Normalisht unë vija nga Vlora dhe prandaj më dukeshin anormale. Dhe kur Alfred Trebicka na thotë të sillnim një kafshë mua më shkoi mëndja tek kanguri. Bëra një kangur si nga Vlora, asnjë nuk e kuptoi. U thoja studentëve që ta gjenin por të gjithë më lanë në baltë. Në fund më pyet Fredi se çfarë ishte kjo dhe unë i thashë të betohem se është kangur Australie por me ndonjë dalje kështu nga Vlora.”

(Kosova Sot)