Dita e mirë shihet në mëngjes

  • 17 March 2018 - 15:46
Dita e mirë shihet në mëngjes

Dua Lipa, talentin e saj e kishte shfaqur që para 10 vjetëve në Prishtinë

Ajo ka bërë historinë te "Brit Awards" këtë vit, por Dua Lipa tashmë e kishte shfaqur talentin e saj kur ishte vetëm 12 vjeçe. Një video e tregon atë duke kënduar një nga këngët e Alicia Keys, me titull "No One" kur ishte vetëm një vajzë e re në Prishtinë. Bukuroshja dhe mbretëresha e muzikës pop, tashmë 22 vjeçe, kishte lindur në Londër, por ishte kthyer në Kosovë me prindërit e saj shqiptar kur ishte 11 vjeçe. Në një nga fotot, Dua shihet teksa këndon bashkë në duet me një shoqen e saj Diellza Dobroshi, e cila tash është stiliste e modës në Paris.

Image

 

(Kosova Sot)