Ato fitojnë betejën, unë luftën

  • 21 March 2018 - 11:30
Ato fitojnë betejën, unë luftën

Ajo është një nënë e suksesshme, me një karrierë të hatashme. Dhe, kështu, Eva Mendes e ka pranuar se dy fëmijët e saj pajtohen fare mirë dhe janë të një fjale rreth asaj që ajo vesh derisa ka debutuar për koleksionin e saj për "New York & Company". Aktorja e bukur 44 vjeçe ka bërë të ditur për "E! News", që në vend se të grinden për modën, ajo lejon që vajza e saj, Esmeralda dhe Amada, 'të veshin gjithçka që dëshirojnë'. 'Ato e kanë të drejtën…, ato nëse duan të vishen në pizhame gjithë ditën apo të shkojnë në kostume të larjes në shitore, i lë ta bëjnë një gjë të tillë', ka thënë ajo gjatë lansimit të saj për "The Eva Mendes Collection". 'I lë ta votojnë betejën. Kjo është më e lehta. Po mundohem t'i detyroj të hanë brokol. Këtu unë dua të fitoj".

(Kosova Sot)